Geart Ferhati, 15-vjeçari sjell revolucion në gjimnazet shqiptare përmes “I-vote.al”.
Teknologjia si instrument zhvillimi i jetës tonë dhe të ardhmes, po frymëzon çdo ditë e më shumë të rinjtë në Shqipëri, të cilët sa vjen e po rrisin kapacitetet e tyre në aspektin e formimit teknologjik. Një ndër këta të rinj është Geart Ferhati. Ai është vetëm 15 vjeç dhe krahas pasioneve të moshës, pjesën më të madhe të kohës ia dedikon kodimit.